Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim një delegacion nga Ministria e Jashtme e Suedisë të kryesuar nga Johanna Stromquist.
Temë e takimit ka qenë rruga drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe familjen e madhe evropiane, shkruan Gazeta Alo.
Postimi i tij i plotë:
Prita sot në takim një delegacion nga Ministria e Jashtme e Suedisë të kryesuar nga Johanna Stromquist, Shefe e Seksionit të Evropës Juglindore dhe Zgjerimit të BE-së në Ministrinë për Punë të Jashtme të Suedisë me të cilat biseduam për të arriturat e Kosovës, sfidat dhe rrugën euro-atlantike të vendit.
Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë, në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi, në rrugën tonë drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe familjen e madhe europiane dhe fuqizimin e partneritetit mes dyja vendeve, në fushat me interes të përbashkët./Gazeta Alo/