Fjalë Kyçe

Ndërpritet seanca e Kuvendit, shkak mungesa e kuorumit

Në mungesë të kuorumit është ndërprerë seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila kishte filluar në orët e paraditës.

Njoftimin për ndërprerje të seancës e dha, kryesuesja, Aida Dërguti.

Kuvendi ishte në pauzë dhe pritej që të vazhdonte menjëherë pas pauzës, por shumica e deputetëve nuk u kthyen më në sallë./Gazeta Alo/