Një burrë ka gjetur prindërit e tij pas 33 vjetësh.
Kjo ndodhi pasi ata e kishin braktisur atë qysh si fëmijë në një tualet në Aeroportin e Gatwick-ut në Angli, njofton Klan Kosova.
Steve Hydes u la në terminalin jugor të aeroportit në vitin 1986 kur ai kishte vetëm 10 ditë dhe u gjet i mbështjellur në një batanije në tualetet e grave.
Hydes ka kaluar 15 vjet në përpjekje për t’i rënë në gjurmë familjes së tij.
Pasi gjenealogët testuan mostrat e ADN-së, ai zbuloi se nëna e tij kishte vdekur ndërsa babain e kishte ende gjallë.
Pas kontaktit me babanë e tij, Hydes zbuloi se kishte vëllezër e motra që nuk e dinin se ai kishte ekzistuar.