Fjalë Kyçe

8 Marsi sjell kandidaturën e një gruaje për presidente të Komitetit Olimpik

8 Marsi sjell kandidaturën e një gruaje për presidente të Komitetit Olimpik

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) e ka zgjedhur 8 Marsin, Ditën e Gruas, për ta nominuar një grua për presidente të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK). Zgjedhjet në institucionin më të lartë sportiv në vend do të mbahen më 25 mars.

Ndërsa, presidenti aktual, Besim Hasani, për kundër-kandidate do ta ketë së paku Linda Shalën, por me gjasë mund ta ketë edhe ndonjë kundër-kandidat tjetër. Linda Shala ndër vite ka qenë pjesë e komunitetit sportiv të Kosovës dhe “backgroundi” i saj lidhet shumë me basketbollin, shkruan Gazeta Express.

Në njoftimin e FBK-së thuhet:

Linda Shala – Kandidate për Presidente të Komitetit Olimpik të Kosovës

Sot, më 8 mars, Federata e Kosovës e Basketbollit ka nominuar zyrtarisht Linda Shalën kandidate për Komitetin Olimpik Kombëtar të Kosovës.

Me këtë nominim, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Federata e Basketbollit e Kosovës fillon fushatën ′′ Bota e saj, rregullat e saj pjesë e Programit FIBA Europe Girls.

Qëllimi i Fushatës është motivimi i vajzave për të luajtur Basketboll, si dhe rritja e vetëdijes publike për të mbështetur gratë në sport dhe shoqëri.

Federata e Basketbollit të Kosovës e mishëron këtë fushatë me një mesazh të fortë dhe të fuqishëm – një grua si Presidentja e Komitetit Olimpik Kombëtar të Kosovës.