Fjalë Kyçe

8 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

8 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

Nuk ka rënë nën 200 numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë. Të enjten janë konfirmuar 207 raste të reja.

Numri i të shëruarve është shumë më i vogël – 32. Ndërkohë është njoftuar nga IKSHPK-ja për tetë të vdekur në 24 orët e fundit. Totali i të vdekurve ka shkuar në 94.

Prishtina vazhdon të jetë më e goditura sa i takon rasteve të reja me COVID-19. Në kryeqytet janë raportuar 77 raste të reja. Gjilani ka 27 raste të reja kurse Prizreni 22. Në Fushë Kosovë janë 11 raste, kurse lista e gjatë vazhdon me Lipjanin (9), Gjakovën (8), Skënderajn (7), Pejën (5), Rahovecin (5), Vushtrrinë (4), Vitinë (4), Klinën (4), Kamenicën (4), Mitrovicën (3), Obiliqin (3), Podujevën (3), Drenasin (2), Kllokotin (2). Nga një rast i ri është në Deçan, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Graçanicë, Malishevë e Shtime.

Numri i rasteve të reja është mbi gjysmën e mostrave të testuara. Të enjten janë testuar 401 mostra.

Numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 4307. Për 94 të vdekurit, IKSHPK-ja ka njoftuar se kanë pasur sëmundje shoqëruese.

Numri i të shëruarve ka shkruar në 2095, ndërsa numri i rasteve aktive është rritur në 2118.

Shifra mbi 200 raste është tejkaluar për herë të parë të mërkurën. Ka vazhduar edhe të enjten.