80 pacientë janë duke u trajtuar nga Covid 19, në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.
Sipas raportit ditor të SHSKUK-së, 32 janë të konfirmuar pozitivë, 1 në gjendje të rëndë, kurse 39 me oksigjeno-terapi.
Në QKUK janë të shtrirë 72 pacientë, ku 28 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19, 37 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rëndë. Klinika Infektive ka 28 pacientë dh 3 pacientë post-covid. Ndërsa në Pulmologji gjenden 41 pacientë, ku vetë njëri është në gjendje të rëndë.
Për momentin vetëm tri spitale rajonale janë duke trajtuar pacientë me Covid 19.
Spitali i Gjakovës ka 2 pacientë, ai i Pejës dhe Gjilanit kanë nga 3 pacientë.