Televizioni shtetëror iranian pretendon se të paktën 80 njerëz janë vrarë në sulmin ndaj objektivave amerikane.
Sipas të njëjtave raportime, thuhet se 22 raketa janë hedhur në dy baza amerikane por katër prej tyre nuk kanë shpërthyer, përcjell lajmi.net.Nuk kishte ushtarë irakenë të vrarë e as të plagosur nga ky sulm.Po ashtu, Norvegjia dhe Danimarka, thanë se asnjë person nga personeli i tyre nuk është lënduar në këtë sulm.Sulmi është konfirmuar edhe nga zyrtarë amerikanë, mirëpo asnjë nga ta nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për persona të plagosur ose të vrarë.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha që Trump ishte informuar pas sulmit dhe se situata u monitorua nga afër.