Në mes të tekeve të fatit, shorti i 1/8-es së finales së Ligës së Kampionëve e solli Cristiano Ronaldon përsëri në Madrid, pas i la Realin gjatë afatit kalimtar të verës
Pas nëntë sezoneve në Santiago Bernabeu, portugezi kthehet në kryeqytetin spanjoll, shtëpia e tij për pothuajse një dekadë.
Ndeshja e parë e 1/8-es së finales së Ligës së Kampionëve e sheh Atleticon duke e pritur Juventusin në Wanda Metropolitano të martën më 19 shkurt.
Megjithatë, italianët do të udhëtojnë një ditë më parë për të stërvitur dhe adaptuar me fushën, që do të thotë se Ronaldo do të jetë në Madridi më 18 shkurt.
Më 10 korrik, transferi i tij tek Zonja e Vjetër u bë zyrtarë dhe që nga ajo kohë, marrëdhëniet e tij më ish punëdhënësit e Ronaldos mbesin duke u përkeqësuar vazhdimisht.
Lëvdata e fundit nga ylli erdhi kur ai e lavdëroi Juventusin, e ku bëri një goditje të lehtë për Los Blancos.
“Kjo është skuadra më e mirë që unë kam luajtur”, tha ai për La Gazzetta dello Sport.
“Këtu, ne jemi një skuadër. Në vendet e tjera, aty dikush është më i madhi se të tjerët por këtu të gjithë janë të njëjtë”.
“Të gjithë janë të bashkuar dhe të gjithë duan të fitojnë së bashku”.
Këto fjalë u thanë ngadalë por sigurt ai gëlltiti të gjitha të mirat pasi e la Real Madridin, me gazetën MARCA që raportoi para disa dite se ai tani ka vetëm një shok në Madrid, Marcelon.
Cristiano ndjeu se i mungon pasioni dhe dashuria në vitin e fundit në Real dhe ky ishte faktori kryesor që e bëri atë të largohet.
“Ndihem i pambrojtur. Nëse nuk shënoi një muaj, ata me fishkëllejnë në Bernabeu dhe klubi fillon të flet për një trashëgimtar tjetër apo nënshkrime të reja”, ishte ankuar ai.
Kjo bëri që ai të ngul këmbë dhe si rezultat ai u largua për në Itali.
Por, nga kjo kemi diçka me tepër. Rikthimi i tij në Madrid, mbi nostalgjinë dhe marrëdhëniet që kanë ekzistuar në skuadrën e tij të vjetër, ai do të përballet me Atleticon, një klubi që ka qenë rival i tij për disa vite.
Kjo i jep një nuancë më të madhe kthimit të tij.
Atletico është njëra prej skuadrave viktimë të tij pasi që ai është lojtari i tretë që ka shënuar gola më se shumti kundër tyre, 22. Para tyre është vetëm Sevilla që Ronaldo ia ka shënuar 27 dhe Getafe të cilëve ju ka shënuar 23, këtu pa llogaritur penalltitë.
Ai ishte po ashtu lojtari kryesor që Atletico humbi dy finalet në Ligën e Kampionëve kundër Realit.
Në Lisbonë, ai shënoi golin e katër, derisa në Milan, ai arriti një penallti vendimtare, e cila ia dha skuadrës së tij trofeun.
CR7 kthehen në shkurt, shtatë muaj pasi që e lënë qytetin të cilin ai dikur e quante shtëpi.
Megjithatë, kësaj here, ai do të luan në një territor armiqësor të njohur.