Fjalë Kyçe

85 pacientë me COVID-19 në Infektive, gjashtë prej tyre në gjendje kritike

85 pacientë me COVID-19 në Infektive, gjashtë prej tyre në gjendje kritike

100 pacientë janë të shtrirë aktualisht në Klinikën Infektive të Kosovës.

Nga ky numër i përgjithshëm, 85 prej tyre janë të infektuar me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Siç është bërë e ditur, 42 raste po vazhdojnë të trajtohen në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, teksa gjashtë janë në gjendje kritike.

Njoftimi i plotë nga Klinika Infektive:

Në raportin e datës 24.06.2020 të Klinikës Infektive në QKUK, bëhet e ditur se në klinikë janë të shtrirë 100 raste.

Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 85 raste.

42 raste janë duke u trajtuar ne reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ne repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste në gjendje kritike.

Sot nga klinika do të lirohen 8 raste të shëruara nga infeksioni me Covid-19 si dhe 2 raste ende pozitive, por në gjedje stabile.

Në njësinë intensive tek objekti i Mjekësisë Sportive janë 3 pacientë, 1 i intibuar dhe 2 me CPAP.

Në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë janë të shtrirë 22 raste të dyshuara me Covid-19 dhe 4 raste me Covid-19 pozitiv
që pritet të transferohen në Klinikën Infektive.