Muajt e fundit dukshëm është shënuar rritje enorme e çmimeve në produktet ushqimore.
Çmimi i pasulit në tregun e kryeqytetit varion nga 2 deri në 9 euro.
Sipas tregtarëve, pasuli i vjetër dhe i importuar nga vende të ndryshme si Egjipti apo edhe Turqia ofrohet për shitje 2 euro për kilogram.
Ndërkaq, pasuli i kultivuar në Kosovë dhe ai importuar nga shteti fqinj, Shqipëria, nga tregtarët shitet për 9 euro kilogrami.