Ministria e Shëndetësisë raporton se 9 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 2256 që nga nisja e pandemisë.
Në buletin ditor mësohet gjithashtu se nga 3007 testime të kryera, 341 prej tyre kanë rezultuar pozitive me coronavirus.