Fjalë Kyçe

9 vjet burgim iranianit që ia preu vajzës kokën sa ishte në gjumë

9 vjet burgim iranianit që ia preu vajzës kokën sa ishte në gjumë

Vetëm 9 vjet burgim i janë dhënë një babai në Iran për vrasjen e vajzës së tij 14-vjeçare.

Romina Ashraf, vajza e tij, u vra sa ishte në gjumë.

Identiteti i babait nuk është bërë i ditur nga autoritetet, derisa raportohet se i janë dhënë vetëm 9 vjet burgim, çka edhe ka ngjallur reagime në vend.

Vrasja ka ndodhur në Gilan, një provincë në Iran.

Nëna e vajzës, Rana Dashti, ka kërkuar nga autoritetet ta trajtojnë rastin me seriozitet dhe se për të, mbetet rrezik kthimi i burrit në shtëpi. Ajo ka kërkuar më shumë vjet burgim për të.

“Pavarësisht insistimit për “një trajtim të veçantë” të kësaj çështjeje, vendimi më tmerroi mua dhe familjen time”, është shprehur ajo. “Unë s’dua që burri im të kthehet përsëri në fshat”, ka shtuar ajo duke kërkuar që të rishikohet aktgjykimi.

Dashti, që jeton me burrin e familjen e saj që 15 vjet, thotë se tash ka frikë për pjesën tjetër të familjes së saj.

Sipas kodit penal në Iran, nuk ka dënim me vdekje për prindërit në këso raste, gjykata mund t’i dënojë ata me gjobë dhe me burgim.

Romina, ishte raportuar më 21 maj të këtij viti se është larguar nga shtëpia për t’u martuar me një burrë 20 vjet më të vjetër se ajo. Babai e raportoi rastin në polici. Autoritetet gjetën vajzën dhe e kthyen përsëri në shtëpi, ku edhe përfundoi me vdekje.

Ajo i ishte përgjëruar policisë të mos e kthenin, sepse kishte frikë se babai do ta vriste. Kështu ndodhi.

Burri që ajo donte të martohej është Bahman Khavari, 34-vjeçar, dhe u dënua me 2 vjet burgim.

https://www.instagram.com/p/CEZBiLmjO2d/?utm_source=ig_web_copy_link