Fjalë Kyçe

Mustafa thotë se LDK është partia e parë me besimin më të madh të qytetarëve, flet edhe për rrëzimin e Qeverisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, tha se LDK-ja është partia që gëzon besimin më të madh të qytetarëve.

Sipas tij, partia që udhëheq nuk është e para vetëm në rangim por është parti që zgjidh problemet e qytetarëve.

“Nga ky takim doli se LDK është parti e parë me besimin më ta madh të qytetarëve”, shkruan Gazeta Alo.

“Edhe në Qeveri sa ishim për 3 vjet edhe tash si opozitë po arrijmë që të hapim çështje që janë fondamentale”.

“Jemi të interesuar që të forcojmë rolin e LDK-së në shoqëri të forcohemi nga brenda sidomos me gra dhe të rinj”.

Mustafa foli edhe per rrëzimin e qeverisë duke thene se është vetëm në interes të opozitës dhe të qytetarëve por edhe të pozitës.

Mustafa ka komentuar edhe idenë e themelimit të një Tribunlai i cili do të merret me krimet e serbëve në Kosovë.

Ndonëse thotë se do mbështesin çfarëdo iniciative që kërkon përgjegjësi nga kriminelët, një tribunal i tillë ndërkombëtar, sipas Mustafës,  nuk mund të bëhet nga Kosova.

Ai thotë se këto iniciativa duhet të drejtohen nga institucionet ndërkombëtare.

Këto komente Mustafa i bëri pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm./Gazeta Alo/