Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka pasur edhe një përgjigje për gazetarët sa i përket postit të kryeministrit.
Kjo, pasi që kohëve të fundit nga bashkëpartiakët e tij, po përmendet mjaftë shpesh se Veseli do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, shkruan Gazeta Alo.
Kreu i Kuvendit shtoi se nuk është i fokusuar që të bëhet kryeministër pasi që primare për të është gjenocidi serb.
“Aktualisht kam dëshirë të fokusohem në gjenocidin serb pastaj puna e karrikave është më vonë, por do të vij edhe ai momenti, unë e di se ka pak skepticizëm, më shumë më pengon skepticizmi dhe frika”, tha Veseli./Gazeta Alo/