Fjalë Kyçe

98 raste me koronavirus në Ferizaj, testimet vazhdojnë edhe sot

98 raste me koronavirus në Ferizaj, testimet vazhdojnë edhe sot

Komuna e Ferizajt është pjesa më e prekur me covid-19 në Kosovë, me gjithsej 98 raste, ndërsa sot do të bëhen testime tjera.

Mbrëmë janë konfirmuar pesë raste të reja me COVID-19 në Ferizaj, ndërsa sot do të mirren mostrat e disa perosnave tjera që aknë pasur kontakt me të infektuarit.

Kujtojmë, që në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 51 persona të prekur me koronavirus, ku dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Infektologu Valbon Krasniqi, nga Klinika Infektive ka thënë se shtatë prej të infektuarve janë me oksigjeno-terapi, dy prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë.

“Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 51 pacientë me COVID-19. Deri atëherë, gjendja e shumicës së pacientëve ka qenë e mirë. 44 janë në gjendje të mirë, përfshirë edhe analizat e tyre”, tha Krasniqi.

Kujtojmë se numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 703. Deri tani, nëntëmbëdhjetë pacientë kanë humbur jetën.