Fjalë Kyçe

Ja 17 sekretet e “gladiatorit” Mandzukiq

Ja 17 sekretet e “gladiatorit” Mandzukiq

Mario Mandzukiq, me numrin 17 në shpinë, vendimtar në javën e 17-të (dhe jo vetëm).

“SuperMario”, një kampion i madh, shpeshherë i nënvlerësuar: në këtë Juventus fenomenesh, numërohen së paku 17 arsye se përse kroati cilësohet si një “hajmali” e vërtetë për skuadrën dhe në veçanti për trajnerin Allegri.

1) ÇFARË RAPORTI ME ALEGRIN

Nëse pyesni “Max”-in do ju thotë që është “i jashtëzakonshëm”, “fizik”, “bujar” dhe shumë të tjera. Por, nëse pyesni Alegrin për arsyen e vërtetë se përse e konsideron Mandzukiqin si një nga të preferuarit, do ju përgjigjet që është një lojtar “teknik”. Me kalimin e kohës, trajneri i Juves ka mësuar të menaxhojë një karakter të ashpër si letër smerile. Edhe për këtë arsye, Mario ka vendosur të qëndrojë në Torino dhe po për mendon rinovimin, raporton Panorama Sport.

2) I TURPSHËM, POR SHAKXHI

“Thërrasim Marion të flasë? Jo, përndryshe do shohim ‘film pa zë’, ishte batuta e presidentit Andrea Angeli në skenën e festës së Krishtlindjeve. Jo vetëm flet pak, por Mario nuk dëshiron as ta shqetësojnë”.

3) “I PADOBISHËM”?

Gol, sprinte, gjithçka shumë mirë. Por, për një kohë të gjatë Mandzukiq për tifozët ka qenë “Mr No Good” (“i padobishëm”): sulmuesi me pamje gjithmonë të ngrysur që shokët e skuadrës përpiqeshin të zbusnin. Ai që në fushë, megjithatë, bën të ngrysen fytyrat e kundërshtarëve.

4) NJË GJOBË

Në kohët e Wolfsburgut, trajneri Feliks Magat (“zemërguri”), e kishte gjobitur sepse nuk rikthehej shumë në mbrojtje. Jo, nuk është shaka: me 10.000 euro (shuma e shlyer nga kroati) ka krijuar një kampion.

5) REVOLTA

Nga ajo gjobë ndryshoi gjithçka, mjafton ta shohësh kur vrapon derisa i mbaron fryma. Është një fakt mentaliteti: Mario ka studiuar si artizan qeramike, pra ka ditur gjithmonë të ndreqë “pllakat” e karrierës. Tani po i rebelohet idesë që Juventusi është pronësi e Cristianos.

6) SHTYLLA E DYTË

Manxu shfaqet prapa krahëve si “vrasës”: fshihet në hije, del te shtylla e dytë dhe terrorizon mbrojtësin. Është “stampa” e krijuar këtë sezon nga kroati: pyesni Mario Ruin, Azamoahn, Rodriguezin e Santonin për konfirmime.

7) TOPA INAKTIVË

Një gjigant mes gjigantëve: kërcen më shumë se të tjerët dhe përdor si askush tjetër atë fizik të skalitur. Në goditjet këndore të Juves vishet si sulmues, në ato të rivalëve ngjason më shumë me Chielinin. Në të dyja rastet, topin e kap zakonisht ai.

8) NË MBROJTJE

“Ka shënuar, ka ndjekur të gjithë dhe ka luajtur edhe si qendërmbrojtës”: britmat e Di Francescos vazhduan edhe pas ndeshjes. Në fund, nëse do kishte mundësi, çdo trajner do dizajnonte një sulmues si kroati.

9) ME SHIRIT

Një lider që nuk ka nevojë të japë shfaqje, ushqehet me qetësi: arti i preferuar i Marios. E megjithatë shiriti i kapitenit në krah i marrë në disa ndeshje është një simbol potent.

10) NË KAOS

Në “kaosin kreativ” të Allegrit, e gjen kudo. Në të djathtë, në mes, në të majtë dhe me efikasitet të njëjtë: nga momenti që aftësia e të qenit polivalent është shndërruar në nevojë, Mario është nga “të parët e klasës”.

11) GOLA ME PESHË

Sa më e rëndësishme të jetë skena, sa më i fortë të jetë kundërshtari, aq më shumë Mario ekzaltohet. Këtë vit ka pushtuar makthet e Ançelotit, Gatuzos, Spaletit e Di Francescos.

12) I EKZALTUAR NGA CR7

Nuk e nxori jashtë skene, përkundrazi: transferimi i “alienit” i ka dhuruar një rini të re. Në vitin e afrimit të Cristianos, shënon si asnjëherë më parë. Ndër të tjera, nëse markojnë lojtarin më të rrezikshëm, qendërmbrojtësit lënë Manxukiçin vetëm me mbrojtësin e krahut: që nuk është një shoqëri e kënaqshme.

13) TATUAZHE LUFTËTARI

Në fushën e mbushur me imazhe, gjendet gjithçka: zaret e lojës, një lutje në kroatisht, zodiaku dhe një top. Ekspertëve të tatuazheve u ka rënë veçanërisht në sy kryqi në krah: nuk ekziston, në fakt, sulmues më i gatshëm për t’u sakrifikuar.

14) KOMANDON LENI

Shtëpia e Mandzukiqit ndodhet në kodrën e parë pranë kështjellës së Monkalierit, rreth 8 kilometra në jug të Torinos: atje pronar nuk është Mario, por Leni, qeni 10 vjeç i nderuar si sovran.

15) SYTË NGA KROACIA

Mario la kombëtaren me një letër të gjatë dhe prekëse. Titulli? “Kroacia ka qenë krenaria ime më e madhe”.

16) JUVJA, “KOMBËTARJA” E TIJ

Lamtumira nga Kroacia erdhi edhe nga dashuria e madhe e Marios për Torinon: në moshën 32 vjeç është momenti të përqendrojë çdo energji për sfidën e fundit të karrierës.

17) SIMBIOZË ME TIFOZËT

“Mes njerëzve, luftëtarët” ishte mega-banderola e ultrasve bardhezi një vit më parë, në foton gjigante të Mandzukiq.