Lakers fituan 127-101 në fushën e skuadrës kampione të Golden State, në ndeshjen e shumëpritur të Konferencës së Perëndimit, mes dy prej ekipeve pretendente për titull.
Ndonëse pritej një përballje e fortë, vetëm perioda e parë ishte e ekuilibruar, pasi më tej në fushë dominoi skuadra e Lakers. 7 lojtarë të ekipit të Los Anxhelosit realizuan mbi 10 pikë, me kolektivitetin që ishte arma më e fortë e Lakers, teksa 53 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit.
LeBron James ishte lojtari më i mirë për miqtë me 17 pikë e 13 rebound, së bashku me Zubac, 18 pikë e 11 rebaound, mbështetur edhe nga Rondo me 15 pikë e 10 asist, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte Kuzma me 19 pikë.
Pra, një skuadër me shumë pika të forta, ndryshe nga Golden State, ku loja, si zakonisht, u përqendrua te Curry (23 pikë) e Durant (21 pikë). Kjo ndeshje tregoi se Warriors nuk janë më të pathyeshëm dhe se Lakers mund të duelojnë për titull.
Koha shtesë i buzëqesh Boston, që mundi 121-114 Philadelphia, dy skuadra që duelojnë për kreun ën Konferencën e Lindjes. Skuadra e Celtics ishte më së shumti në kryesim, por në fund rrezikoi të humbiste. Mbrëmje magjike e Irving, autor i 40 pikëve e 10 rebound, që i bëri të pavlefshme 34 pikët e 16 rebaund të Embiid për miqtë.
Fiton edhe Houston, që mundi 113-109 Oklahoma, dy ekipe që po ringrihen gradualisht në këtë periudhë të kampionatit në NBA. Sfidë ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri, por 5 minutat e fundit ishin vendimtare, me Houston që u shkëput e fitoi falë 41 pikëve të Harden.
Utah Jazz mundi 117-96 Portland, ndeshje ku diferencën e bëri Mitchell me 19 pikë. Skuadra e Milwaukee mundi me lehtësi 109-95 New York jashtë fushe, sfidë ku u dallua Antetokounmpo, me 30 pikë e 14 rebound.
NBA – Rezultatet:
New York – Milwaukee, 95-109
Houston – Oklahoma, 113-109
Boston – Philadelphia, 121-114
Golden State – Lakers, 101-127
Utah Jazz – Portland, 117-96