Trajneri i Chelsea-t, Maurizio Sarri, ka treguar se ka ardhur momenti të “zgjohen” ose të reagojnë pasi tashme është kthyer edhe Alvaro Morata nga dëmtimi për ndeshjen ndaj Watford-it.
Sulmuesi ka munguar në tre ndeshjet e fundit pas një dëmtimi të pësuar në ndeshje ndaj MOL Vidi në Europa League.
“Dje Morata ka filluar stërvitjen me grupin, kështu që mendoj se do të luajë”, ka thënë trajneri për faqen zyrtare të klubit.
Sarri e ka shprehur hapur zhgënjimin e tij me mënyrën sesi reaguan lojtarët e tij që shkuan drejt humbjes 1-0 të shtunën, por tekniku pret një përgjigje pozitive ndaj Ëatford-it.
“Në këtë moment duhet të mendojmë për veten, për ekipin tonë. Ndeshja është e vështirë, duhet të studiojmë këtë lloj kundërshtari por mendoj se gjëja më e rëndësishme është reagimi ynë. Në ndeshjen me Leicester-in nuk ishte reagimi i duhur. Tani duhet të mendojmë për reagimin jashtë fushe dhe të përqendrohemi në përballjen e radhës”, theksoi ai, transmeton telesporti.
“Ne përgatisim video pas çdo ndeshjeje, por tani do të përgatisim video individuale për të parë te gabimet e secilit. Do të flas me grupin në fillim, pastaj me tre, katër apo pesë lojtarë. Duhet të bëjmë gjithçka që të shmangim të njëjtin problem në të ardhmen”, përfundoi Sarri.