Liverpool-Arsenal është supersfida e kësaj të shtune në Premier League. Dy prej skuadrave me histori të madhe të futbollit anglez, që gjithmonë kanë luajtur futboll të bukur dhe spektakolar, pritet të dhurojnë emocione edhe kësaj here.
Sigurisht, favoritë kryesorë janë “The Reds”, të cilët nuk janë munduar në asnjë ndeshje të kampionatit deri më tani, dhe gjithashtu kanë pësuar vetëm 7 gola. Nga ana tjetër, “topçinjtë” nuk po kalojnë periudhën më të mirë, ku në 3 sfidat e fundit kanë fituar vetëm 1.
Ekipi i Jürgen Klopp aktualisht është në një formë të jashtëzakonshme, me tifozët të cilët kanë filluar të ëndërrojnë që tani për kthimin e titullit kampion në “Anfield”. Nga ana tjetër, Arsenali gjendet në vendin e 5 në Premier League, 2 pikë larg Chelseat të vendit të 4, me kualifikimin në Champions që duket synimi kryesor i klubit për këtë sezon.
Në 10 ndeshjet e fundit mes skuadrave, londinezët kanë fituar vetëm 1 herë, Liverpool ka dalë triumfues 5 herë, ndërkohë që 4 sfida janë mbyllur në barazim.
Mbetet për t’u parë nëse “The Reds” do të arrijnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive në Premier League, ose Arsenal do të jetë ekipi që do të arrijë të thyejë për herë të parë kryesuesit e kampionatit.