Fjalë Kyçe

Spalletti e pranon: Juve e ka mbyllur kampionatin, Naingolani nuk e ka mendjen tek Interi

Spalletti e pranon: Juve e ka mbyllur kampionatin, Naingolani nuk e ka mendjen tek Interi

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, pas fitores me Empolin në transfertë, e pranoi se kjo ishte një nga ato ndeshje ku nuk i kushton përqendrim maksimal, mund ta pësosh rëndë.

Numri një i “zikaltërve” komentoi gjithashtu edhe situatën e Naingolan, ku ia bëri të qartë se në këtë rrugë nuk ka gjë në vijë.

“Janë ndeshje që në rast se nuk arrin t’i zhbllokosh mund të të nxjerrin shumë probleme. Nuk kemi qenë mirë, por në pjesën e dytë përmirësuam posedimin e topit dhe punuam në lirimin e krahëve. Gjithsesi, themelore është fitorja dhe e rëndësishme është që objektivi u përmbush. Kemi individualitete, dhe edhe nëse dikush mungon, kemi të njëjtën forcë në ekip. Keita është një djalosh fantastik, gjithmonë luan me gëzim dhe kënaqet me ato që bën. Kam zbuluar një person krejtësisht tjetër nga ai që flitej te Lazio”, tha Spalletti.

Nainngolan? “E futa në pjesën e dytë sepse mund t’i jepte një dorë më shumë ekipit. Është një zgjedhje e trajnerit, për më tepër, e duam sepse është shumë i ndjeshëm. Ka shumë cilësi. Ndonjëherë e tërheqin në jeta 3-4 gjëra të tjera, dhe nuk e ka futbollin parësor. Por, që të luash tek Interi, nëse keni gjëra të tjera para futbollit, nuk merrni rezultate”.

Viti 2019? “Duhet të bëjmë një kampionat dhe një Europa League në lartësinë e duhur, pastaj në Kupën e Italisë gjithashtu, pasi luajmë dhe ndeshjen e parë të vitit në atë kompeticion. Duhet të përmirësohemi akoma më shumë. Trofe? Dëshira është, janë dy kompeticione ku mundemi, pasi Serinë A e ka fituar Juventusi, i cili ka ekipin më superior nga të gjithë”.