AC Milan mezi ka fituar përballjen kundër SPAL-it.
“Rossonerët” sonte në ‘San Siro’ mposhtën SPAL-in, me rezultat 2-1, në sfidën e zhvilluar në kuadër të javës së 19-të, transmeton Gazeta Alo.
Trajneri i milanistëve, Genaro Gattuso tani mund të jetë pak sa më i qetë pasi që ditëve të fundit është kritikuar shumë për rezultatet e dobëta te Milanit, madje, ishte raportuar se sfida me SPAL-in do të jetë vendimtare për të ardhmen e teknikut italian në krye të bankinës së kuqezinjve.
Castillejo (16’) dhe Higuain (54’), shënuan nga një gol për fitoren e Milanit, ky i fundit më në fund gjen rrugën e golit. Ndërkaq, golin e vetëm për skuadrën mike e realizoi Petagna (13’).
Pas kësaj fitore, Milan ngjitët në pozitën e pestë me 31 pikë të tubuara, kurse, SPAL renditet e 16-të me 27 pikë. /Gazeta Alo/