Ndoshta Higuain do të konfirmohet deri në fund të sezonit, duke bërë që huazimi me Moratën e Chelsea të sfumojë, por ndërkohë nga Spanja sigurojnë se reparti ofensiv kuqezi do të pasurohet me një tjetër lojtar në ditët e para të janarit.
Uebsajti “Estadio Deportivo” nënvizoi se Milani dhe Sevilla kanë mbyllur mbrëmjen e djeshme akordin për huazimin deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje, të Luis Muriel.
Klubi iberikas do të diskutojë në orët në vazhdim vetëm kushtet për pagesën e lojtarit, por Milani ka pranuar që të marrë përsipër rrogën e kolumbianit deri në fund të sezonit.
Dhe në mungesë të ndonjë surprize të mundshme, sulmuesi kolumbian dhe ish-lojtari i Udineses e Sampdorias, do të veshë bluzën kuqezi në ditët e para të janarit.