Floyd Mayweather do të përballet të hënën më 31 dhjetor me Tenshin Nasukawa në Japoni, në një sfidë ku do të përballen në 3 raunde prej 3 minutash.
Boksieri amerikan u shpreh entuziast për këtë ndeshje, megjithëse konsiderohet si një “miqësore”:
“Dua të falenderoj qytetin e Tokyos dhe të gjithë shtetin e Japonisë. Dëshiroj të përgëzoj ekipin e Nasukawas dhe të vazhdojnë punë e mirë që po bëjnë. Jam i lumtur që jam këtu, nesër do të përpiqemi të argëtojmë sa më shumë tifozët. Kam vlerësim të madh për mikpritjen që më kanë bërë këtu në Japoni, tifozët janë të mrekullueshëm”.
Nasukawa nuk është boksier, por kikboksier, megjithatë premtoi se do ta hedhë “knockout” Mayweather. Gjithashtu, japonezi nuk do të lejohet të godasë me këmbë gjatë ndeshjes.
Gjithsesi, për këtë sfidë nuk do të ketë gjyqtarë, dhe rrjedhimisht sido të jetë rezultati në fund, nuk do të quhet si humbje zyrtare për Mayweather dhe Nasukawan, të cilët janë të pamposhtur deri më tani gjatë karrierës së tyre.