Udinese ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme ditën e djeshme përballë Cagilarit.
2-0 ka qenë rezultati final, ku një nga golat u shënua nga Valon Behrami.
Për “Udineës.tv” mesfushori me origjinë shqiptare ka folur pas takimit.
“Është kënaqësi të shënosh, por nuk jam nga ta që jetojnë për këto gjëra. Unë e mbështes fort atë që besoj dhe kur merr respekt është kënaqësi më e madhe. I kam parë shokët e skuadrës, por unë kam një mënyrë të të menduarit në kokën time. I qëndroj ideve të mia, jam shumë kokëfortë dhe nëse dua diçka do ta bëj pavarësisht pengesave apo problemeve që mund të hasen”, përfundoi Behrami.