“Kur u largova nga San Paolo isha shumë i ri. Presidenti që kisha aty më pyeti nëse e dija se kush luante në rolin tim te Milani, skuadra ku do të shkoja. I thashë se ishin Rivaldo dhe Rui Costa. Më pas, mbërrita në Milano dhe trajneri Carlo Ancelotti më tha se duhej të qëndroja gjatë te kuqezinjtë. Më pas gjithçka rrodhi në një mënyrë aq të shpejtë, sa që nuk e prisja”, rrëfehet Kaka, që shton se Ancelotti, trajneri aktual i Napolit ishte ai që e ka vlerësuar më shumë.
“Kur vajta te Milani luajta titullar që në ndeshjen e parë dhe kështu me radhë. Më duhet të pranoj që Ancelotti ishte trajneri që diti të më vlerësojë më shumë se kushdo tjetër në karrierën time. Edhe pse te Milani kishte shumë yje u përpoq që të gjente hapësira e mundësi që të gjithë të ndjeheshin komod, të luanin e fitonin. Kështu çdo lojtar ndihet mirë dhe jep maksimumin, ndaj e vlerësoj si më të mirin që kam patur, që ka marrë më të mirën nga unë”, tha Ricardo Kaka.