Manchester City ka rikthyer shpresat në garën për titull të kampionit në Premier League, pasi që sonte mundi Southamptonin, me rezultat 3-1.
Kampionët në fuqi të Anglisë dhe Southampton u përballën në kuadër të javës së 20-të.
City vendosi fatin e ndeshjes në gjysmën e parë të ndeshjes, kur shënoi të tre golat.
Silva shënoi golin e parë për mysafirët në minutën 10, ndërsa vendësit barazuan shifrat përmes Hojbjerg në minutën 37.
Kur pritej të përfundonte pjesa e parë baras, Ward-Proëse shënon autogol në minutën 45, duke i siguruar epërsinë e dytë City, ndërsa tre minuta më vonë Aguero shënoi edhe golin e tretë për mysafirët.
Pas kësaj fitore, rikthehet në pozitën e dytë me 47 pikë, shtatë më pak se lideri i tabelës, Liverpool.