Granit Xhaka ka postuar një foto në rrjetin e tij social në “Instagram” ku ka uruar ditëlindjen e gjyshes së tij duke e vlerësuar atë jashtë mase shumë.
Kosovari që përfaqëson Zvicrën ka thënë se shpreson që gjyshja e tij të jetë krenare me të. Një postim i bërë ky në gjuhën shqipe, duke treguar se Graniti nuk e ka harruar aspak gjuhën e tij.
“Urime ditëlindja gjyshja më e mira në botë, uroj ta kesh shëndetin dhe të jesh e lumtur. Besoj që të kemi bërë të ndihesh krenare me ne. U bëfsh 100 vjeç, mbretëresha jonë”, ka qenë postimi i bërë nga Xhaka.