Tregu i dimrit ka vetëm 3 ditë që është hapur dhe kanë nisur “gjuetia” e klubeve.
Ajaxi i Amsterdamit, i njohur për prodhimin e talentëve është vënë në ndjekje të futbollistit me orgjinë shqiptare që luan te Bayern Munich, Meriton Shabani.
Lajmi bëhet i ditur nga “Bild”. Holandezët po planifikojnë ta marrin 19-vjeçarin që këtë muaj. Kujtojmë se Shabani përfaqëson kombëtaren u-20 të Gjermanisë.