Sevilla është e interesuar për mbrojtësin e Manchester Unitedit, Eric Bailley, transmeton Gazeta Alo.
Klubi spanjoll siç raportojnë mediet spanjolle, po ndjek mbrojtësin e “Djajve të Kuq”, Bailly.
Futbollisti nga Bregu i Fildishtë, akoma nuk e ka siguruar një vend në skuadrën angleze, dhe duket se lojtari kërkon sfidë të re.
Sevilla synon që gjatë këtij muaji, ta forcoj repartin e mbrojtës, dhe mësohet se Bailley është në listën e skuadrës spanjolle. Dhe Marca raporton se ai është kërkuar nga Sevilla.
Trajneri i Sevillas, Pablo Manchin e sheh atë si lojtar të duhur për mbrojtjen e skudarës së tij.
Krerët e Sevillas shumë shpjet pritet të nisin negociata me klubin nga “Old Traffordi” për transferimin e Bailley-s. /Gazeta Alo/