“Objektivi është Leao, Mbappe-ja i ri”. Ky është titulli në faqen e parë të edicionit të sotëm të së përditshmes sportive italiane “Tuttosport” në lidhje me objektivin kryesor të Milan-it në këtë merkato. Kuqezinjtë po mendojnë të bëjnë një revolucion në sulm.
“Talenti portugez, – lexohet në shkrim, – do të luante në krah të Piatek para fantazistit Correa. Gjithsesi, për të realizuar këtë operacion duhen bërë në fillim disa shitje të rëndësishme. Kuqezinjtë kanë nxjerrë në shitje Andrè Silva, Cutrone, Castillejo, Borini e Suso, i cili pëlqehet nga Roma dhe Sevilla”.
20-vjeçari Leao, i cili mund të luajë si sulmues i majtë ose qendërsulmues, ka realizuar 8 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 26 ndeshjet e luajtura sezonin e kaluar me Lille.