Milan po e humbet një lojtar shumë të rëndësishëm.
Andre Silva nuk e dëshiron rikthimin te Milan në fund të këtij sezoni.
Skuadra italiane e huazoi portugezin te Sevilla për katër milionë euro me të drejt blerje në fund të këtij sezoni, por lojtari nuk e dëshiron tani rikthimin në ‘San Siro’, përcjell lajmi.net.
Silva ka kërkuar nga agjenti i tij, Jorge Mendez, që ta përfundoj transferimin e tij te skuadra spanjolle.
Sevilla është e detyruar që t’i paguaj edhe 39 milionë euro Milanit për transferimin e portugezit edhe pse këta të fundit nuk duan ta shesin.
Kështu, rosonerët do të pajtohen me atë shumë, pasi dëshira e lojtarit është që të qëndroj në La Liga.