Dyshja Edon Sadriu dhe Ergon Hyseni më nuk do të jenë pjesë e SC Gjilanit.
Gjilanasit dhe dy futbollistët në fjalë kanë ndarë rrugët sot. Klubi nga Gjiani përmes në një njoftimi, ka konfirmuar “divorcin” me Sadriun dhe Hysenin.
Ky është njoftimi i Gjilanit.
“Hyseni dhe Sadriu mbyllin aventurën në Gjilan. Skuadra e Gjilanit në mirëkuptim të dyanshëm me dy lojtarët nga Ferizaji, Edon Sadriu dhe Ergon Hyseni, ka ndërprerë kontratat me futbollistët e lartë cekur”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas. /Gazeta Alo/