Mediet italiane vijnë më një lajm “bombastik”.
Trajneri i Juventusit, Massimilano Allegri në fund të këtij sezoni, duket se do të largohet nga Torino, transmeton Gazeta Alo.
Tekniku italian raportohet se do të marrë drejtimin e gjigantit spanjoll, Real Madrid.
Ndërkohë, vendin e Allegrit thuhet se do të marrë ish-trajneri i Realit, Zinedine Zidane.
Strategu francez më shumë gjasë do të rikthehet tek “Zonja e Vjetër”, aty ku ai kishte kaluar pjesën më të mirë të karrierës si futbollist. /Gazeta Alo/