Wisla Krakow, është një klubet më të mëdha polake, është pranë falimentimit.
Futbolli polak po kalon një periudhë të vështirë, me Wisla Krakow që po shkon drejt falimentimit. Çështja kryesore është nëse kjo skuadër do të mund ta çojë sezonin deri në fund, dhe negociatat për shitjen e tij tashmë kanë filluar.
Në këtë situatë, kur Wisla po lufton për të krijuar një ekip konkurrues me lojtarë të rinj, një ish legjendë e tyre ka vendosur të rikthehet në skuadër, për të dhënë kontributin e tij.
Ish lojtari i Borussia Dortmund, Wolfsburg dhe Fiorentina, Jakub Błaszczykowski, është i gatshëm të luajë falas për ish skuadrën e tij deri në fund të sezonit.
Blaszczykowski ka luajtur për Wisla gjatë viteve 2004-2007, për t’u transferuar pastaj te Borussia Dortmund.
Dhe tani Blaszczykowski, 33 vjeçar dhe me shumë përvojë, kur ka mundur të zgjidhte një ligë me nivel të lartë për të përfunduar karrierën, ai ka vendosur të kthehet në shtëpi, për të ndihmuar ish skuadrën e tij, për të paktën gjashtë muaj.