Mario Balotelli mund të rikthehet në Serie A.
Ish sulmuesi i Interit, Milanit, Liverpoolit dhe Manchester Cityt, këtë afat mund të largohet nga francezët e Nice.
Edhe pse e ardhmja e tij duket e paqartë, 28 vjeçari mund të vendos që të rikthehet në vendlindje.
Është skuadra nga Serie A, Sassuolo, që ka shprehur dëshirën për transferimin e tij.
Lajmi bëhet i ditur nga ‘Tuttsport’, që sheh Sassuolon si skuadrën e vetme italiane në garë për ‘Super-Marion’, përcjell ‘lajmi.net’.
Për Balotellin interesim ka edhe nga Franca, konkretisht skuadra e Marseille.
Balotelli është pjesë e Nice që nga viti 2016, dhe në 51 ndeshje në Ligue 1 ka shënuar 33 gola.