Berat Gjimshiti duket gjithmonë e më larg Atalantës.
Mbrojtësi i kombëtares sonë, lidhet me një transferim drejt Turqisë. Është pikërisht skuadra e Besiktas që kërkon shërbimet e 25 vjeçarit.
Pak ditë më parë u publikua lajmi se Beshiktashi shikonte te shqiptari zëvendësuesin e Pepesë së larguar për te Porto. Presidenti Fikret Orman u ka premtuar tifozëve një blerje në mbrojtje.
Sipas asaj që raporton “Bein Sports”, zgjedhja duket se është qëndërmbrojtësi i Atalantës, megjithëse nuk ka marrë ende një ofertë zyrtare.