Frasncesco Tahiraj është zyrtarisht pjesë e ekipit të Hajduk Split në Kroaci.
Futbollisti 22 vjeçar, me orgjinë nga Vlora, i lindur, rritur dhe formuar në Itali tek Akademia e Juventus si futbollist, kaloi me sukses testet mjekësore në Koraci, për të firmosur më pas kontratën me klubin e Hajduk.
Prej javësh Tahiraj ishte në qendër të merkatos së transferimeve, pasi futbollisti i talentuar, kishte tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në Europë, mes tyre Vejle në Danimarkë, Lugano në Zvicër, Olimpija në Slloveni dhe Hajduk në Kroaci, që arriti të rrëmbente shërbimet e sulmuesit 22 vjeçar.
Francesco Tahiraj ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me klubin e Hajduk Split, duke u bërë kështu blerja më e re e këtij ekipi. Nuk do të jetë i vetëm në klubin e Hajduk, pasi aty Tahiraj gjen dhe dy futbollistë aktual të kombëtares shqiptare të futbollit.
Emir Sahiti dhe Ardian Ismajli janë pjesë e klubit kroat, që për momentin ndodhet në Turqi për të zhvilluar fazën përgatitore. Ekipit pritet ti bashkohet dhe Tahiraj, që tashmë do të duhet të punojë për të gjetur veten në formacion.
Francesco Tahiraj ishte prej 3 vjetësh pjesë e Aluminij në Slloveni, klub me të cilin arriti të bënte paraqitje të shkëlqyera. Sezoni i fundit ishte dhe më i rëndësishmi, pasi në vetëm 18 javë, Tahiraj shënoi 9 gola dhe shërbeu katër asiste, duke bërë që vlerat e tij të rriten shumë, raporton telesporti.
Tashmë që futbollisti bëri hapin e rëndësishëm të karrierës, pritet që të marrë edhe ftesën nga Christian Pannuci, për ndeshjet e kombëtares në muajin mars. 22 vjeçari nga Vlora është formuar si futbollsit tek të rinjtë e Juventus, ndërsa më pas ka luajtur dhe për Torinon deri sa u transferua në Slloveni.