Chelsea është treguar skuadër e fortë në duel me Newcastlen.
“Blutë” e Londrës arkëtuan tri pikë të mëdha në garën për pjesën e epërme të tabelës në Premier League, duke mundur Newcastlen, me rezultat 2-1, transmeton Gazeta Alo.
Pedro e Willian shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Sarrit, kurse, golin e vetëm për skuadrën mike e realizoi Clark.
Pas kësaj fitore, Chelsea ngjitët në pozitën e katërt me 47 pikë, kurse, Newcastle renditet e 18-ta me vetëm 18 pikë të grumbulluara.