Jose Mourinho do të jetë një analist i “BeIN SPORT” për ndeshjen e Arsenalit me Chelsean fundjavën e ardhshme.
Kjo do të jetë puna e parë e portugezit që prej shkarkimit nga stoli i Manchester Unitedi muajin e shkuar. 55-vjeçari është përfolur për të marrë stolin e Realit dhe Benficës, por ai e ka përjashtuar një rikthim në Portugali.
Por, derisa kjo të ndodhë, Specialin do ta shohim përpara mikrofonave në rolin e analistit.
“BeIN SPORTS” njoftoi se ai do të ofrojë gjykimin e tij në studio për sfidën e Premier Ligës mes Arsenalit dhe Chelseas më 19 janar.
Dy ditë më herët, ai do të komentojë edhe sfidën e Kupës së Azisë, mes Katarit dhe Arabisë Saudite.