Manchester United nën drejtimin e Solskjaer nuk di për humbje.
“Djajtë e Kuq” sonte mposhtën edhe Tottenhamin, me rezultat 1-0, në “Ëembley” në derbin e javës së 22-të të Premier Leagues, transmeton Gazeta Alo.
“Spurs” dhe United prodhuan një sfidë mjaft interesante, ndërsa skuadra mike në fund iu gëzuar fitores, që edhe e pesta në elitën e futbollit anglez, nën drejtimin e tekniku norvegjez.
Rashford (44’) shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të fitores për Unitedin, e cila tani ka 41 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në pozitën e pestë, kurse, Tottenham renditet e treta me 48 pikë të grumbulluara. /Gazeta Alo/