Duket se Aaron Ramsey përfundimisht do të transferohet në Serie A, tek Juventus.
Këtë kalim ai pritet që ta bëjë në fund të këtij sezoni, si transferim i lirë. Por, si do të përshtatet ai në formacionin e Juventus?
Reprezentuesi i Uellsit mund të luaj edhe në pozitën e mesfushorit qendror, por edhe si 10 (trekuartist).
Sipas “Goal”, ka tri apo katër mundësi të ndryshme se si Ramsey mund të aktivizohet tek Juventus, transmeton lajmi.net.
Ai mund të luaj në treshen e mesfushës me Pjanic e Matuidi, por mund të luaj edhe me pesë lojtarë në mesfushë.
Më poshtë ju sjellim katër skema të ndryshme që “Goal” ka projektuar me Ramseyn në formacionin e Allegrit.