Fjalë Kyçe

Tjetër telashe për Barcelonën, tash komplikohen gjërat me Rabiot

Tjetër telashe për Barcelonën, tash komplikohen gjërat me Rabiot

Duket se gjërat në afatin kalimtar dimëror nuk po shkojnë shumë mirë për skuadrën e Barcelonës.

Kur dukej se gjithçka është drejt arritjes së një marrëveshjeje me Frenkie de Jong, holandezi raportohet të jetë kthyer në bisedimet me Paris Saint Germain.

Gjithashtu, më herët gjatë këtij muaji është bërë e ditur se Barcelona ka arritur marrëveshje me Adrien Rabiot, i cili pritej të kalonte në “Camp Nou” në fund të këtij sezoni, si transferim i lirë.

Por, “Sport” shkruan se Barcelona po ngec edhe në bisedimet me Rabiot, pasi PSG po mendon ta largojë lojtarin më herët, për shumën e 15 milionë eurove, transmeton lajmi.net.

Nëna/agjentja e lojtarit thuhet se preferon që të pritet deri në qershor të këtij viti për vendimin e fundit.

Kujtojmë se një nga arsyet që De Jong po bisedon me PSG është pikërisht Adrien Rabiot dhe konkurrenca që ai do të sillte tek Barcelona.