Karim Benzema duket se nuk është as afër rikthimit në skuadrën kombëtare të Francës.
Trajneri i Francës, Didier Deschamps duket se është ende i nevrikosur me veprimet e 31 vjeçarit.
Ai ka thënë se akoma nuk është i gatshëm të falë Karim Benzeman për komentet që bëri rreth selektorit francez, duke thënë se anëtari i Real Madrid i ka kaluar limitet.
“Disa njerëz flasin disa fjalë që mund të kenë peshë të madhe, dhe unë nuk mund ta harrojë atë” ka thënë Deschamps për “Europe1”, transmeton lajmi.net.
“Në atë moment kam konsideruar se ai i ka kaluar të gjitha limitet. Unë zgjedh lojtarët francez, të gjithë janë francez, asnjëherë nuk është shikuar religjioni apo ngjyra. Asnjëherë nuk do ta zgjedhja ndonjë lojtar me këto kritere” ka thënë tutje trajneri i Francës.
Benzema është paraqitur 81 herë me skuadrën kombëtare dhe ka shënuar plotë 27 gola.
Ai është realizatori i nëntë më i mirë në histori të “Les Bleus”. Në skuadrën aktuale vetëm Giroud ka më shumë gola se ai.