Napoli është shumë afër ta humbet një lojtar tejet të rëndësishëm shkaku i Carlo Ancelottit.
Carlo Ancelotti po e largon Marko Rog nga Napoli, pasi nuk llogaritë në shërbimet e tij.
Mesfushori shihej si njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm te skuadra italiane, por kështu nuk mendon edhe trajneri, përcjell lajmi.net.
23 vjecari është pjesë e Napolit prej vitit 2016 ai ka zhvilluar me të kaltrit 49 ndeshje duke shënuar dhe dy gola.
Gjithashtu lojtari është pjesë dhe e Kombëtares kroate me të cilën ka zhvilluar 12 ndeshje si titullar. Për Rog kjo do të jetë eksperienca e parë në kampionatin spanjoll.