Milan është në presion të madh para finales së Superkupës së Italisë.
Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain, mund të humbasë finalen e Superkupës kundër Juventusit për shkak të lëvizjes së tij të afërt në Chelsea.
Sipas Sky Sport Italia, Patrick Cutrone ka të ngjarë të udhëheqë sulmin e rosonerëve në Jeddah të mërkurën, përcjell lajmi.net.
Kjo do të ishte për shkak të mënyrës se si po zhvillohen negociatat për të marrë Higuain te Chelsea, duke e shtyrë transferimin e Krzysztof Piatek në San Siro.
Megjithatë, mediumi italian thekson se ende nuk ka marrëveshje midis tre klubeve pasi kuqezinjtë duan gjysmën e 18 milionë eurove që ata i paguan për të huazuar argjentinasin nga Juventusi.