Xherdan Shaqiri qëndron në mesin e futbollistëve me fizikun më të mirë sot në botë.
Nuk kanë qenë të rralla rastet kur mediet botërore kanë shkruar për muskujt e yllit të Liverpoolit.
Për të pasur ata muskuj, Shaqiri punon shumë duke u stërvitur intensivisht.
Së fundi, edhe faqja e Ligës së Kampionëve në Instagram është marrë me Shaqirin, të cilin e ka përfshirë së bashku me Robert Lewandowskin dhe Cristiano Ronaldon për fizikun e tyre.
Kjo faqe e Ligës së Kampionëve, u ka kërkuar fansave që ta kompletojnë këtë treshe duke shtuar edhe ndonjë lojtar tjetër me këtë fizik.