E ardhmja e James Rodriguez mund të jetë në Premierligë.
Mediet angleze raportojnë se Arsenal është duke shpresuar në realizimin e një transferimi të lirë, duke synuar arritjen e një marrëveshje me Bayern Munich, për James Rodriguez.
Arsenal e ndjen të nevojshme transferimin e ndonjë lojtari, por drejtuesit e klubit i kanë thënë Unay Emery se nuk kanë fonde të mjaftueshme për blerje, duke kërkuar lojtar në huazim.
Në këtë situatë, Arsenal do të tentojë huazimin e James Rodriguez nga Bayern Munich, i cili ka hyrë në gjashtë mujorin e fundit te bavarezët, para se të kthehet te Real Madrid në muajin qershor.