Mediat italiane sot kanë raportuar që Mario Mandzukic duhet të operohet, e cila gjë do të bënte që ai mos të luaj tre deri në katër muajt e ardhshëm.
Kroati ishte lënduar në ije javën e kaluar dhe diagnoza fillestare thoshte se ai do të jetë jashtë për dy deri në katër javë.
Megjithatë, sipas Top Calcio 24, lëndimi është më serioz sesa mendohej fillimisht.
Mandzukic mund të futet në operim, e cila gjë do ta lente atë jashtë për tre deri në katër muaj.
Një periudhë kaq e gjatë do të bën që Juventus të kërkojë alternativa të tjera gjatë afatit të janarit, edhe pse në radhët e tyre kanë tinejxherin e talentuar Moise Kean.
Juventus tashmë kanë disa muaj jashtë Juan Cuadrado dhe Andrea Barzagli e që do të mbesin të tillë edhe për disa muaj.