Juventusi e mposhti Milanin me rezultatin 1-0, kështu duke e marrë titullin e Superkupës së Italisë, mirëpo pas përfundimit të ndeshjes Gonzalo Higuain ndërroi disa fjalë me gjyqtarin kryesor të takimit, Luca Bantin.
Në video shihet Higuan, i cili vërehet se nuk është i kënaqur me vendimet e gjyqtarit, dhe pastaj Pepe Reina e Leonardo Bonucci ndërhyjnë tek argjentinasi, duke mos lejuar që të ndodhë ndonjë gjë e pahijshme mes tyre.
— ilditonellocchio (@ditonellocchio) January 16, 2019
Polemikat në ndeshje nuk munguan, pasi kishte dyshime në golin e Cristiano Ronaldos, gjoja se ishte në pozitë jashtë loje, dhe tek ndërhyrja e Emre Can ndaj Andre Contit në zonën e penalltisë, e që nuk u akordua në penallti.
Higuain nuk e filloi ndeshjen nga minuta e parë, pasi ishte me grip, mirëpo u inkuadrua pastaj në ndeshje në minutën e 70’ të takimit, ndërsa spekulimet vazhdojnë të qarkullojnë për një largim të mundshëm të Higuainit në drejtim të Chelseat.