Viti 2019 po del të jetë i destinuar për yjet e Përfaqësueses së Kosovës.
Pas shumë lajmeve rreth interesimeve të Milanit dhe Barcelonës për Edon Zhegrovën, është tani një tjetër lojtar i Kosovës që mund të ndërrojë skuadër, duke iu bashkuar një gjiganti evropian.
Bëhet fjalë për Arbër Zenelin, futbollistin më të mirë të Kosovës në Ligën e Kombeve.
‘Sky Sports’ raporton se skuadra e Chelsea do të monitorojë nga afër progresin e anësorit të Kosovës, përcjell ‘lajmi.net’.
Të dielën, skautë të shumtë nga Evropa, përfshirë edhe ata të Galatasaray do të nisën drejt Amsterdamit, për të parë nga afër paraqitjen e Zenelit ndaj Ajaxit, në sfidën e vështirë të skuadrës së tij, Heerenveen.
Kartoni i Arbër Zenelit vlerësohet rreth pesë milionë euro.